Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur mund te riflloj perseri te provoj per shtatzeni?

Pershendetje.Ciklin e fundit e kam pas ne dt 16 nendor normalisht duhet te me kishin ardhur po ne 16 dhjetor se e kam shume te rregullt ciklin.Mbas kesaj vonese kam bere testin i cili me ka dal negativ,nderkohe qe menstruacionet vazhdonin tme vonoheshin.Gjate ksaj periudhe kam pas si fryrje barku dhe kam pas disa te prera ne fund te barkut.E perserita testin ne dt 25 perseri dhe me doli pozitiv.Lash nje konsulte ke dokoresha nderkohe qe nje dite para se te beja viziten me erdhen menstruacionet me sh dhimbje ne fund te barkut.Mbas vizites qe bera doktoresha me tha qe kemi te bejme me nje nderpritje bare.BHCG 6.2.Ndersa ne eko nuk evidentohej asnje shtatzani.Ju lutem mund te me shpjegoni pse ndodh kjo.Kur mund te filloj te provoj perseri.Dhe mos duhet te bej ndonje pastrim apo sesht e nevojshme.Ne pritje te pergjigjjes tuaj.Shume faleminderit.

Erisa Basha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erisa

Ndërprerja e shtatzënisë vjen nga shkaqe të ndryshme, e një pjesë e mirë e tyre kanë shkaqe ta panjohura. Për të gjetur një shkak të mundshëm, duhet të bësh disa analiza specifike të cilat duhet t’i rekomandoj mjeku. Ndër këto janë disa analiza që lidhen me praninë e një infeksioni, si toksoplazma, rubeola, citomegalovirusi, disa analiza gjenetike, kardiolipinat etj. Në lidhje me pastrimin, mjeku që të konstatoi që ke abortuar, do të japë mendimin e tij duke u orientuar nga ekzaminimi ekografik. Rekomandohet që një shtatzëni të re, duhet të tentohet pas 6-të muajsh, pasi të kesh kryer të gjitha analizat dhe të kesh mbaruar trajtimin nëse do të jetë e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti