Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth barerave

Pershendetje dok desha te bej nje pyetje une kam pas vones te ciklit rreth dy muaj kurse tash qe tre jave kam menstruacione dje isha te mjeku im qe bej kontrolla dhe me dha te perdor dufaston un ne muajin tetor kam perdor klomid a eshte e mundur qe nga klomidi te kem qrregullim une tentoj per shtatezeni sa me ndihmojn keto barera dhe me me tha mjeku se keto mund ti perdor pas regullimit te ciklit prej dites se 16 per te rritur shancin per shtatezeni flm per pergjgjn

Be Lina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelina

Klomidi është stimulus i ovulacionit. Ai ndihmon në maturimin e folikulit duke krijuar mundësinë që veza e maturuar të jetë gati për t’u fekonduar. Dufastoni është me përbërje progesteron dhe ndihmon në përgatitjen e endometrit për shtatzëni. Këto tratime nuk sjellin çrregullim të ciklit menstrual, por ndihmojnë për të konceptuar një shtatzëni.

Të uroj fat.

/komuniteti