Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje kurrizi dhe temperature

Pershendetje Doktoreshe Bera testin diten qe duhet te me vinin mestruacionet dhe me doli 2 vija nje e plote dhe tjetra shume e zbehte. Gjate ketyre diteve kam pak ddhimbje kurrizi dhe tem deri ne 37.5 a eshte normale kjo? Kontaktova me mjekun gjinekolog dhe me tha te mar utrogestan 2x1 pasi kohe me pare kam bere abort spontan ka ndonje problem Pasi mjekja ttha qe e kografine duhet ta bej pas 10 ditesh.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Helena

Për të vlerësuar nëse është e pranishme një shtatzëni të rekomandoj të bësh një beta hCG. Trajtimin me utrogestan duhet ta vazhdosh. Nëse është e pranishme shtatzënia, atëherë ky trajtim do të ndihmojë për ecuri të nbarë të saj. Ekografia e cila do realizohet pas 10-të ditësh, do të përcaktojë vend ndodhjen e shtatzënisë dhe do të përcaktojë praninë e embrionit brënda sakusit gestacional. Mos harro të fillosh përdorimin e acidit folik.

Gjithë të mirat.

/komuniteti