Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ngerce ne bark

E nderuar Doktoresh,jam 16 +6 shtatzan, kam dhimbje dhe ngerqe qe prej 3 ditesh ne anen e majt po edhe ne te djathten, edhe placenten e kam posht por nuk jam e hapur. Kam marr magnezium tretes, dhe indometacin supozitor por ende kam dhimbje. Sa eshte e rrezikshme kjo per abort spontan , dhe Cfar duhet te beje?

Eldena Bicaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eldena

Pas javës së 16-të, mundësitë për abort spontan vijnë duke u reduktuar. Meqënëse vazhdon të kesh dhimbje, të rekomandoj të vazhdosh trajtimin me magnesium. Ndërprite trajtimin me supost indometacin dhe në vënd të saj fillo spazmeks apo floroglucinol. Të rekomandoj të qëndrosh sa më shumë regjim shtrati, evito ecjet e gjata dhe punët e rënda si dhe qëndrimet e lodhshme në këmbë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Eldena Bicaj (13 vite më parë)
Faleminderit

/komuniteti