Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth luhatjes se ciklit

Pershendetje doktorresh, tash beje 14 muj Qe kam lind dhe mas 5 muaje mu ka rregullu cikli ne 28 dite Qe 6 ciklet e fundit kom pas pram qrregullime her 26 her 24 mujin e kalum 17 kete muj eshte Dita e 30 edhe ende asgje ne dite e 10 edhe te 11 kam pas shejim gjate gjith dites me te kafta edhe gati krejt Kohes prej kur me kan ardh deri tash kam dhimbje barku si diten e pare te ciklit. Pytja qfare mund te jete? Mos mundet me ndodh ndonje shtatzani e pa planifikur edhe pse ka 8 vite Qe kem mardhenje edhe jemi mbrojt ne menyr te njejt natyral edhe nuk jam tu dyshu edhe aq. Qfare mendoni pse kjo luhatje edhe vones e ciklit ? Djali qe dy muaj nuk eshte tu e marr gjirin dhe prej qe kam qrregullime disa dite para se te vie cikli kam mundime kokdhembje ndihem si ne tuge, dhimbje Barku ...pres nje pergjigjje te shpejt me tregoni nese eshte ndonje gje per tu shqetsuar .Flm paraprakisht per kohen Qe gjeni

Medina O (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zake

Edhe mundet të ketë ndodhur një shtatzëni e pa planifikuar. Për ta përjashtuar këtë mundësi bëj një beta hCG. Nëse shtatzënia nuk është e pranishme, duhet të bësh ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe kavitetin uterin, si dhe disa analiza hormonale për të vlerësuar një shkak të mundshëm dhe trajtuar më pas.

Nëse fëmija nuk do të marrë gjirin, tregon se ka ardhur koha që ta ushqesh fëmijën më ushqime natyrore. Për ta larguar qumështin e gjirit, duhet që gjirin ta shtrëngosh fort që do të thotë të mos e shtryllësh. Përdorimi i tabletave arolac, është i rekomanduar pasi nuk ka efekte anësore. Ky preparat përdoret tre ditët e para nga një tablëtë dhe 10-të ditë pasardhëse nga një gjysëm tablete në ditë.

Gjithë të mirat.

Medina O (13 vite më parë)
Flm shum e rrespektuar per kohen tende. Kam bere teste dhe me ka dale negative edhe cikli me erdhi me diten e 32 do ta marr para syshe e te beje nje konsulte shpresoj mos tjete diqka serioze. Flm

/komuniteti