Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ovari policistik

Pershendetje doktoreshe Mimoza, se pari ju uroj festen e viti të ti ty dhe familjes tane. Un jam Sabina që para dy jave ti ke pas të gjitha analizat (permes stafit te bebaime) e nga analizat, konkludohet se: kam ovarian policistike dhe me ke jep terapi me perdor estro-progestativ. Doktoresh sot ësht dita e e tret e ciklit deshta ta dij se nga cila dit me duhet me perdor kët terapi dhe doktoresh deshta ta kuptoj se gjat perdorimit keti ilaqi ta mundem me mbet shtatzane. Ju falenderoj nga zemra per punen e palodhshme që po ben per mua. Ju uroj te kaloni mir festen gjitha të mirat.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sabina

Fillimi i ditës së përdorimit të estro-progestivëve është i ndryshëm. P.sh estro-progestativi femoden, fillohet në ditën e 4-tër të ciklit menstraual për 21 ditë rrjesht, pa e harruar asnjë ditë në të njëjtën orë paragjumit. Estro-progestativi Yaz dhe Yasmin, fillohen të përdoren nga dita e dytë e gjakrrjedhjes menstruale për 28-të ditë rrjeshtë në të njëjtën orë përpara gjumit. Ka edhe estro-progestativ të tjerë dhe varet nga mjeku se çfarë të rekomandon. Trajtimi me estro-progestiv duhet të vazhdojë për 6-të muaj pa ndërprerje, më pas bëhet ekografia kontrollit. Nëse kistet vazhdojnë të jenë të pranishme, duhet të bëhet edhe ekzaminimi i insulinemisë dhe nëse kjo rezulton pozitiv, 6-të muajt e tjerë krahas trajtimit me estro-progestativ shtohet në terapi edhe metformina, një tabletë në ditë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti