Si quhet kjo lloj ekoje?
Ola Rexhepi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ola
Ekzaminimi ekografik që bëhet rreth javëve 20-22 të shtatzënisë, quhet ekografia morfologjike. Unë nuk punoj në klinikën “Petal”, prandaj të rekomandoj që këtë ekzaminim ekografik të bësh në SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë, nga dita e hënë deri të premte, nga ora 8.00 deri në orën 12.00, me numër kontakti 0692033965.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh.kam nje pyetje per ju jam ne javen e 11te shtatzanise.kam degjuar se nga muaji i 4 behet behet nje lloj ekoje qe shikohet bebi a i ka te gjitha gjymtyret po nuk e di se si quhet kjo eko.a mund te me ndihmoni dhe a behet kjo eko ne kliniken petal ku mos gaboj punoni dhe ju.faleminderit per pergjigjen tuaj dhe ju uroj t'ia kaloni gezuar festen