Problem me shtatzenine
Lindita Beqa Bekteshi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Lindita
Lakunat retroplacentare të dalluara ekografikisht, duhet të ndiqen me kujdes. Duhet të fillohet trajtimi me aspirinë dhe spazmolitikë dhe pas dy javësh të bësh përsëri një eko kontrolli për të rivlerësuar situatën. Nëse lindja do të bëhet me rrugë natyrale apo me operacion cesarian, kjo do të vendoset në fund të shtatzënisë, pasi të jetë rivlerësuar situata nga mjeku të cilit do ti besosh proçesin e lindjes së fëmijës.
Gjithë të mirat.
Pershendetja doktoresh. desha te konsultohem me ju rreth shtazenise time. jam 23 jav shtazane. eshte shtazenia ime e trete. kontollen e fundit qe kisha te gjinekolog-ja ime ajo me tha se ne miter kam te paraqitura disa llakune (keshtu u thote ajo- eshte maqedone nuk di se si do tkisha mundur tu thoja ndryshe)- me thot jan lloj ballonash te mbushura me gjak te cilat me jan ngjitur ne miter dhe nuk e lejojne bebin te zhvillohet normalisht me javet qe duhet ti ket. te rrahurat e zemres i kishte mir vetem qe ne eko tregon 1 jav me e vogel nga ajo qe duhet te jete. mirpo puna eshte se keto me bejn problem ne lindje pasiqe nuk e lejojn placenten te dal vet dhe gjithmon duhet te bejn nderhyrje mjeket, keshtu qe me sugjeroi te lind ne menyr cezariane.. do te doja nje keshill nga ju. (me falni qe e zgjata pak)