Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mitra ne dy pjese

Pershendetje doktoreshe sa eshte mundesia per te mbetur shtatzane me miter ne dy pjes ose miter ne dyshe a eshte zor me mbet shtatzane, , dhe nese nje grua mbet shtatzane me at miter a ka shanca me shume per binjake? ju pershendes faleminderit per pergjigjiet.

Jara Flutur E Vogël (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anisa

Shtatzënia te një mitër me anomali, ka më pak shanse që të ndodhë se sa te një grua me mitrën në formë normale. Edhe nëse ndodh shtatzënia në mitrën me “dy pjesëe”, ekzistojnë mundësitë e një abort spontan, rreziku lindje para kohe etj. Forma e mitrës nuk ka asnjë lidhje me shtatzëninë binjake, e cila ndodh për shkaqe të tjera.

Gjithë të mirat.

/komuniteti