Çrregullim i menstruacioneve
Zana S
(13 vite më parë)
Përshëndetje Suzana
Çrregullimet menstruale ndodhin si pasojë e çrregullimeve hormonale. Mjeku që të trajton, besoj se e njeh situatën mbështetur në analiza dhe ekzaminime hormonale. Në këtë kuptim të rekomandoj që të ndjekësh këshillat e mjekut që i ke besuar trajtimim. Nëse nuk ke bërë analiza dhe sidomos ekzaminime hormonale, kërkoja mjekut ose kontakto një mjek tjetër.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. kam nje pyetje ne lidhje me çrregullimet e menstruacioneve per te cilat jam duke u kuruar qe dy vite te plota me Orgametril dhe Cyclo Progynova, por prap nese i nderprej tabletat nuk me lajmerohen aspak. Kontrollat i bej rregullisht por permiresimet me mungojne. Doktoresha me ka thene qe edhe kete muaj do provojm me barera dhe pastaj me injeksione stimuluese, qfare me rekomandoni ju, ju lutem? Ju faleminderit shume per pergjigjen.