Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje koke gjate ciklit

Pershendetje e nderuar. Jam duke perdorur kontraceptiv yasmin, nuk kam perdor kur me pare, kutin e pare e harxhova dhe tjetra duhet te niset pas shtate dite pas purfundimit te kutise paraprake. Pas dy dite pauze nga perdorimi i barit mua me erdh cikli tjeter,e fillova kutine tjeter mirepo nuk kam gjakderdhje si heret me pare vetem qe ti thuhet se jam gjate ciklit menstrual,vetem kur urinoj kam pak gjakderdhje ndryshe kam shum pak. jam e shqetesuar cfar mund te kem. gjendem ne pushime ketu smund te shkoj te mjeku. Poashut edhe dhimbjet e kokes me shqetesojn pasi sikur te me shpon me gjilpere ana a djathe e kokes me ben dhe me meren mend ne ate moment nga dhimbja dhe kalon dmth pune sekondash por me ndodh shpesh gjate dites. nuk me dhemb koka regullisht. koka ka filluar dy dite para se te me vije cikli dhe ende jam ashtu. ju faleminderit , shpresoj qe do kem nje pergjigje sa me shpejte

Deta Nuredini (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Deta

Yasmin përdoret duke filluar nga dita e dytë e ciklit menstrual. Dy ditët e para gjakrrjedhja duhet të jetë si normalisht dhe me fillimin e tabletave vjen duke u pakësuar, deri sa ndalon në tabletën e dytë ose të tretë. Për të evituar efektet anësore si dhimbja e lehtë e kokës, marrja e mëndëve, ndjenja e të vjellit dhe dhimbja e lehtë e gjinjve tableta të merret në darkë para gjumit në të njëjtën orë. Kur të kthehesh nga pushimet bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar kavitetin uterin dhe vezoret.

Gjithë të mirat.

/komuniteti