Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bakteria streptococcus agalactiae grupi b

Pershendetje ! Eshte hera e dyte qe shoqes sime i ndodh abort Ne rastin e par bebin e humbem 12 javesh dhe arsyja ishte se ndodhin shpesh qe te humbasish bebin ... Pas abortit e pastruan dhe kemi pas kujdes 1 vit qe te shendoshet vendi i femis.. . Me pas vendosem por gjithmon ne konsultim me genikologun am qe mundemi te mendojm per rast te dyte dhe ajo ndodhi... Gjithcka ka qen ne rregull javet gjate shtatzanis deri ne mesin e javes 19 dhe me sakt java e 20 perseri e humbem bebin (djal, me lindje normale dmth ka pasur dhimbje , me pas plas uji dhe e lind natyrshem , pastaj e pastrojn vendin e femis) shkaku ishte infekcion ose me sakt bakterja qe ne rezultat ne mikro doli bakterja streptococcus agalactiae grupa b Kjo na ndodhi perpara 10 diteve dhe e kemi perjetu shume rend si cift e aq me teper shoqja ime... Ne kete situat deshiroj t'ju pys disa pytje qe thjeshte jam i preokupuar: 1. A paraqet problem per me ngel perseri shtatzene shoqja pasi dy her ka pas abort 2. Sa kohe duhet te pres per me mendu per rast te tret 3. Dhe cfar masash duhet te mar perpara se te mendojm per rast te tret ose me sakt cfar analizash duhet te bej qe te mos me ndodh edhe nje her rast i till... Shpresoj te has ne mirkuptim njekohesisht t'ju falemndroj per kohen qe ndat …

Ximi Starova (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Streptokoku i grupit B ose GBS, është pjesë e normale e florës të zorrëve dhe të traktit gjenital dhe është gjetur në 20-40% të femrave. Prania e tij mbi normat është i dëmshëm si për nënën ashtu dhe fëmijën kur nëna është shtatzënë.

Në rastin e përshkruar, ju rekomandoj të bëhet analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale si dhe të urinës. Nëse GBS është e pranishme, trajtimi me antibiotikë është i domosdoshëm. Antibiotikët më të preferuar është penicilina dhe ampicilina. Trajtimi duhet të zgjasë deri në 10-të ditë. Pas dy javësh duhet të bëhet rikontroll dhe nëse GBS nuk është më e pranishme, mund të tentohet për shtatzëni.

Nuk duhet harruar që edhe nëse fillohet shtatzënia e re, duhet të njoftohet mjeku që ke kaluar këtë infeksion.

Ju uroj fat.

Ximi Starova (13 vite më parë)
falemderit doktoresh per sqarimin dhe kohen qe ndat gjithe te mirat

/komuniteti