Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione te gjelberta

Pershndetje doktoresh un jam ne javn 28 dhe qe di jav kam sekracione te gjelberta, kesh te mjeku ni jav me dha vaginale feminal nuk ndikun hiq prap shkova me dha edhe 6 dit keternol edhe kto sndikun sen te hen me ka then me bo ni strishn vaginale po jem shum e shqetsuar mu kan infekcion ish shru ter tash ka ka mundsi mu kon uji i bebit pasi kam pase ne di lindje ujni e gjelbrt Jam shu ne merak mos po i ndodh bebes diqka te pershndes.

. Nita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Nuk dyshoj se janë ujrat e bebit, pasi edhe mjeku që të ka vizituar do e kishte vërejtur dhe konkluduar. Mirë do jetë të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar përmasat e xhepave të ujrave të bebit. Nëse përmasat janë brënda parametrave, të rekomandoj të bësh një analzië dhe kulturë të sekrecioaneve vaginale për të gjetur shkaktarin e asaj që ankon sidhe trajtimine nevojshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti