Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marredheniet mbas lindjes

Pershendetje, Une kam lindur me operacion dhe deshta ta dije se kur me lejohet te kem maredhenie seksuale,mbas sa jave perafersisht. Ju faleminderit per kohen tuaj per pergjigje

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita,

Nuk preferohet që të keni marrëdhënje seksuale në gjashtë javët e pas lindjes. Arsyet janë të shumta. E para, vagina dhe qafa e mitrës kalojnë nëpër ndryshime gjatë shtatëzanisë dhe lindjes, dhe iu duhet kohë që të kthehen në gjendjen e mëparshme. Mitra e lehonave liron gjakun e mbetur dhe ende është e ndjeshme ndaj infeksioneve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti