Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Candida albicans

Pershendetje kam ber analizat te strishove vaginale dhe cervikale dhe me ka dal candida albicans :qeliza epiteliale squamose,laktobacile diplokoke gram pozitive te rralla spore te candida albicans 2-3 leukocit polimorfonuklear si dhe kam ber papa testin dhe me ka dal grupi i ii sipas papanikolaut 1. Tipi i mostres-strisho konvenciale 2pershtatshmetria e strishos-e pershtatshme per evaluim shum gjak 3.Sistemi i reviduar bethesdas 2004- ndryshimet qelizore beninje shiko diagnozat e pershkrua 8-19 4.Diagnoza pershkruese -baktere kokoide 5.Ndryshimet rektive-inflamacion 6.Udhezimet -kontrolli pas sanimit te inflmacionit si dhe ne urino kultur me ka dal e-colijam duke e perdorur qajin faveda per me largu ket bakterie si dhe Kjo e diagnoza e papa testit dhe strishove v-c mi ka qit itamelagin 10 dit un ket e kam perdor edhe para 3 muajve a ka naj problem me i perdor 2 her edhe a ka naj penges nese un provoj me mbet shtatzane ju faliminderit per mirkuptim

Berna Brajshori (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Berna

Trajtimi që të ka rekomanduar mjeku, jepet për trajtim të infeksioneve gjinekologjike si vaginoza bakteriale, kandidoza etj. Nuk ka influencë negative nëse përdoret për herë të dytë i njëjti preparat, ndonëse mirë do të jetë që kur është përdorur një lloj preparati për të njëjtin problem duhet të përdoret një preparat tjetër. Pas mbarimit të trajtimit, rivlerëso situatën dhe nëse je shëruar plotësisht tento për fillimin e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti