Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli deri ne 40 dite

Pershendetje dr. Doja tiu pyesja rreth ciklit menstrual. me eshte bere 40 ditesh, dhe gjakderdhja po me zgjat vetem nje dite. dyshoj ne ndonje problem hormonal meqe cdo gje tjeter me ka dale mire. a mund te me tregoni se ne cilen dite te ciklit menstrual mund ta bej analizen hormonale per ta matur nivelin e progesteronit? faleminderit.

Sumejja Sumejja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sumeja

Një cikël menstrual prej 40-të ditësh nuk është aspak normal. Kjo tregon se diçka nuk është në rregull përsa i përket nivelit të hormoneve. Unë të këshilloj që të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog, për të vlerësuar këtë situatë dhe ai pa tjetër që do të japë rekomandimet e duhura.

Analizën hormonale për nivelin e progesteronit, mund ta bësh në çdo periudhë të ciklit menstrual, pasi krahasimi i vlerësimit është gjithënjë i mundur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti