Era e vagines pas lindjes
Ana A
(13 vite më parë)
Përshëndetje Besjana
Nuk konsiderohen normale sekrecionet vaginale me aromë të pakëndëshme. Të rekomandoj të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Në bazë të rezultatit, mjeku gjinekolog do të japë trajtimin e duhur.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe! Kam tre muaj qe kam lindur nepermjet prerjes cezariane dhe gjate shtatzanise nuk kam pasur asnje lloj infeksioni vaginal. Mbas lindjes ndiej nje ere ne vagine. Cikli menstrual akoma nuk me ka filluar. A eshte era ndonje shenje infeksioni apo eshte normale pas lindjes? Faleminderit e pune te mbare!