Sekrecione kafe ne fillim te shtatzenise
Eva T
(13 vite më parë)
Përshëndetje Eva
Këtë situatë e kalojnë shumica e shtatzënive e sidomos në shtatzënitë e para. E rëndësishme është që sasia e gjakrrjedhjes nuk është e madhe dhe nuk është e shoqëruar me dhimbje në fund të barkut. Të rekomandoj që të qëndrosh sa më shumë shtrirë dhe duhet të shmangësh sforcimet dhe lodhjen e tepruar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Kam patur daten e fundit te ciklit ne 2 dhjetor.Kam bere nje test ne daten 4 Janar dhe doli pozitiv.Une kam merak sepse kam pak sekrecione kafe.A ka problem?Flm