Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vitamina b-complex dhe aspirin

E nderuar jam ne fillim te shtatzanis thekj=soj se shtatzanin e pare kam pas me tension te lart mjeku me dha vitamina b complex dhe aspirin per qfar efekti jan keto,,gjithashtu prej kur kam fillu ti perdori po urinoj me ngjyr me te verdh te qelet a

Essa Esiii (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rinesa

Trajtimi me aspirin te gratë që kanë patur një shtatzëni të mëparshme të shoqëruar me preeklampsi, rekomandohet që të ruajë të stabilizuar funksionin placentar. Ky preparat konsiderohet dobiprurës tek gratë që kanë rrezik të lartë për hipertension në shtatzëni. Vitamina B kopleks rekomandohet si suplement vitaminoz tek gratë shtatzëna në fillim të shtatzënisë, pasi mendohet që niveli i kompleksit të vitaminës B në gjak ndryshon në tremujorin e parë të shtatzënisë duke u bërë edhe një nga shkaqet e të vjellave të shtatzënisë.

Ndryshimi i ngjyrës së urinës ndodh nga si rezultat i eleminimit të kësaj vitamine nëpërmjet urinës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti