Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cka eshte pco sindroma?

Pershendetja doktoreah qka esht pco sindromen,a ka mu desi mem tregu prej qkafit vjen dhe a sherohet dhe si sherohet nese po faliminderit per mirkuptim

Besiana Xh (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besiana

Sindromi i ovarit polikistik është pasojë e çrregullimit të nivelit të hormoneve seksuale femërore. Ky çrregullim bëhet shkak i ndryshimeve të ciklit menstrual, i ndryshimeve në lëkurë, i kisteve të vogla në vezore, i shqetësimeve në fertilitet dhe i problemeve të tjera shëndetsore.

Sindroma e ovarit polikistik është i trajtueshëm. Për të mësuar më shumë mbi sindromën e ovarit polikistik, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindromi-i-ovarit-policistik

Gjithë të mirat.

/komuniteti