Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Po kam dhembje te madhe shpine, pse?

Pershendetje dr.Mimoza, me dat 24.12.13 kam diten e pare te mestracioneve nga dita e 3 kam perdor clomid me rekomandim te mjekut dhe eshte muaji i dyte qe po i perdori gjithashtu po perdori edhe tokoferol dhe acid folik, por ka qe dy dite po kam dhembje shume te madhe ne shpin sa qe as me flejt spo me len e po kam frik pse gjithe kjo dhimbje? Gjithe te mirat

Rina Rina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

Dhimbja në fund të shpinës nuk lidhet me përdorin e klomifenit, apo preparateve të tjera që përshkruan. Të rekomandoj të bësh vizitë gjinekologjike për të përjashtuar një shkak gjinekolog dhe nëse nuk është kështu, të rekomandoj të bësh disa analiza për të gjetur një shkak të mundëshëm dhe trajtuar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti