Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Te lindurit premature dhe postmature

Pershendetje doktoreshe mund te me shpjegoni nga ndryshojne te lindurit premature te javes se 37 nga ata postmaturet te javes se 42?A ka ndonje problem per te lindurit premature apo per ata postmature?Faleminderit

Artida Dogani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Artida

Lindja pas javës së 37-të të shtatzënisë konsiderohet lindje normale dhe jo lindje premature.

Fëmija i lindur prematurë, pra përpara javës së 37-të të shtatzënisë, mund të ketë problem shëndetsore pasi nuk ka patur kohë për t’u formuar. Disa nga këto probleme mund të jenë: mos ushqyerja mirë me qumësht gjiri, mos formim të mushkrive duke sjellë pamundësinë e marrjes frymë, verdhës, infeksione, inflamacione të zorrëve, probleme të gjata shëndetsore dhe ndonjëherë edhe vdekje.

Lindja pas javës së 40-të quhet lindje e vonuar ose serotine dhe foshnjet që lindin në këtë periudhë, paraqesin lëkurë të rrudhur dhe të rrjepur në trup dhe më të shprehura në shputat e duarve dhe të këmbëve. Thonjtë mund të jenë të gjatë. Këto ndryshime janë më të shprehura pasi ndodhin si pasojë e humbjes së efekteve mbrojtëse të verniksit kazeoz (verniksi kazeoz është një lëndë e bardhë yndyrore e cila vesh trupin e fëmijës në barkun e nënës dhe nuk lejon që ai të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me lëngun amniotik).

Gjithë të mirat.

/komuniteti