Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te jete cikli me pak se 28 dite?

Doktoreshe doja te te pyesja nese cikli menstrual mund te jete me pak se 28 dite sa eshte normalisht ? Se une kam vene re qe cikli menstrual nuk me vjen 3 dite perpara nga data e muajit te kaluar por me shume rreth 5-6 dite me pare. Jam e shqetesuar pasi jam e martuar dhe po perpiqem qe te ngelem dhe shtatatezene . Faleminderit.Gjithe te mirat!

Morava Saliaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Morava

Cikli menstrual konsiderohet normale kur ai është 21 e deri në 35-së ditë me kushtin që të jetë gjithnjë njësoj në kohëzgjatje. Sa shkruan, mendoj se cikli yt menstrual është prej rreth 25-së ditësh. Bëj një ekzaminim në ditën e 12-13 të ciklit, ku numërimi të filloj nga dita e parë e gjakrrjedhjes menstruale për të vlerësuar maturimin e folikulit. Nëse folikuli është maturuar si dhe nëse si çift nuk keni probleme të shëndetit riprodhues, kontakti seksual në këto ditë do të sjellë me patjetër shtatzëninë e dëshiruar. Nëse nuk ndodh kështu për një periudhë 6-të muajore, mjeku do të filloj stimuli e folikulit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti