A mund te mbetem shtatzene me 16mm folikul?
Elda L
(13 vite më parë)
Përshëndetje Elda
Rekomandohet që vetëm pas një viti raporte të regullta seksuale (së paku tre herë në javë), nëse nuk fillon shtatzënia, çifti duhet të drejtohet te mjeku gjinekolog për këshillim. Cikli 25-së ditor konsiderohet i rregullt, ndërsa madhësia e folikulit 16-të mm tregon pa maturim të tij. Pas një vit tentativash, duhet të fillohet stimulimi i ovulacionit.
Gjithë të mirat.
Pershendetje! un jam 30 vjece dhe kam nje cikel 25 ditor.kam 6 muaj qe tentoj per shtatzani por akoma nuk po ndodh.pasi bera nje eko diten e 14 te ciklit doktori me tha qe ke nje folikul dominant 16mm dhe me tha qe duhet te presesh nje vit per konceptim.Ajo cka me shqetson mua eshte se a mund te mbetem shtatzane me 16mm folikul?apo duhet te mar ilace per stimulim ovulacioni pasi nuk dua te humbas kohe. faleminderit!