Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi pozitiv por nuk shihet fetusi!

Pershendetje doktoreshe e nderuar! Nese mundet me jepni nje pergjigje te shpejte se jam shume e merzitur! Une daten e menstruacioneve te fundit e kam pasur ne 25/10/2013 por e kisha burrin tim jashte shtetit dhe erdhi e u takuam ne daten 10/11/2013. Pasi mu vonuan menstruacionet bera testin dhe me doli pozitiv. Sot kam bere kontrollen e pare dhe pas ekos mjekja me tha se ajo nuk shihte fetus ..eshte nje shtatzani e paformuar tha, dhe se keto lloj shtatzanish perfundojne ne abort. Nuk arrita ta kuptoja mire pasi shpjegimi i saj ishte ne gjuhe te huaj ndaj iu drejtohem ju per me shum detaje dhe shpjegim. A mund te ndodh qe te mos formohet fare fetusi? cilat mund te jene shkaqet, po ne lidhje me abortin a behet pastrim apo thjesht merren ilace per gjakderdhje? Une kam menduar edhe kte se mos ndoshta nuk duket fetusi ngaqe mund te kem ngelur me vone pasi ka kaluar pak koh pas ardhjes se burrit tim. Si mendoni ju? A duhet te shpersoj per tu formuar akoma fetusi apo jo, ajo me beri vec eko tek barku, a kam nevoj per eko vaginale? Ju jam shum mirenjohese per nje pergjigje!

Anika Hasani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anika

Mirë është të bësh edhe një ekzaminim ekografik me sondë vaginale. Nëse nuk konstatohet embrioni, atëherë do të duhet të abortosh. Mjeku të cilit i ke besuar ndjekjen e shtatzënisë, do të rekomandojë rrugën më të mirë. Shtatzënia pa embrion ka disa shkaqe si faktorët gjenetikë, faktorët infeksiozë etj. Pas abortit mjeku do të bëjë një seri ekzaminimesh dhe analizash, për të gjetur një shkak të mundshëm dhe për ta trajtuar atë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti