Te kem ngelur shtatzene valle me here te pare, edhe pse me crregullim periodash?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Ridvana
Çrregullimet e ciklit menstrual janë pasojë e përdorimit të Depo-proverës. Njihet që ky injeksion e jep këtë efekt anësor. Për dhimbjet në fund të barkut ose për dhimbjet e mesit, të rekomandoj të bësh një vizitë tek mjeku gjinekolog i cili do të vlerësojë situatën. Ai do të kryejë ekzaminimet e nevojshme dhe do të japë këshillat e duhura. Nëse mendon që ke mbetur shtatzënë bëj një analizë të beta hCG.
Gjithë të mirat.


Prsh e nderuar doktoresh,jam nje nene 24 vjecare dhe gezoj dy femije, ne fillim te gushtit qe kaloi bera gjilperen ne te ndenjur per 3muaj kundra shtatzanise,ketu ne shtetin ku jetoj un,e kisha te vlefshme ate deri me 30 tetor,por fatkeqsisht periodat nuk mu ndane asnjehere qe javen e pare te gushtit e deri ne fund te nentorit,gje qe kurre nuk i kam pasur te crrrgullta me perpara. Ato nuk me erdhen me qe ne fund te nanorit e deri me sot,akoma nuk me kane ardhur,Mbasi me mnaroi tre mujori i vaksines ne fund te tetorit,nuk perdora me asnje mjekim kundra shtatzanise po u munduam te ruheshim natyrshem me burrin,bera nje test me 1 janar dhe me doli negativ,po ate dite filluam te mendonim e tja nisnim dhe njehere per nje femije te trete,ka 3-4 dite qe kam dhimbje mesit shume dhe nganjehere barkut,kam mpimje kembesh dhe nganjehere dhimbje vithesh ne kocka. Mbaj mend qe ate dite kishim 3-4 dite pa kryer marrdhenie me burre,dhe qe ne fund jemi "shurrur" ose prishur" te dy pernjeherit. Si mendoni ju lutem,a mund te jem shtatzane? Mgjths mendova te pres dhe dy jave pastaj te bej dhe nje test tjeter,po kuj i durohej deri atehere te prese :) faleminderit shumee gjithe te mirat.