Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjiri, menstruacionet, urinimi i shpeshte, djegesime!

Jam 21 vjeqe, e pamartuar, marrdhenie seksuale kam.Mduket prej qe kam pas flejt nihere ne at ane e mka dhimt ne mengjes,kam problem me gjirin e djatht, kam si levizje ne majen e tij, si temperatur dhe kur ndodhin ato ka skuqje ose si ngjyre te kuqrremt, dhe nganjehere ajo ndjesi ndodh ne ndoj vend te caktuar te gjirit pos ne maje por me rralle, kryesisht ndodh ne maje, kam bo ultrazerin dhe mka then qe asgje nuk eshte per tu shqetesuar, pastaj verejta nje kokerr ne ndersqetull e madhe por jo sa arra , ma e vogel shume, dhe asaja ja bona ultrazerin tha qe eshte diqka dhjamore nuk po me kujtohet po tha eshte e parendesishme, dhe poashtu isha tek kirurgu ai verejti ne te dy majat diq bardh jo leng kshtu qe rrjedh po si trash diq e tha qe eshte stafilokoku ose streptokoku nuk e di cila, ttha asgje rrezike vetem perdor kuterid 2 here ne dit mast per lyerje, dhe doja te dija qka mund te jet a eshte i sakt ekzaminimi i ketyre..poashtu doja te cekja mentruacionet, se pari ma kane ardh mdoket kah 11 data, pastaj me kohen vazhduan ne 13, 15, 25, tash 28, nuk po di a i kam te rregullta, tjem me e kjart, p.sh muajin e kaluar i kam pas me 15, kurse muajin tjeter mkane ardh me 25, a eshte mentruacion i rregullt apo jo? Si ta di a jane te rregullta, dhe mduket kur kam marredhenie mndodh ky "qrregullim i tyre"..Dhe kam urinim te shpesht keto dit, kam pas edhe me par kam bo urino kulturen mka dal sterile, mjeku mtha uj perdor sa me shpesh me pi dhe asgje tjeter, nganjehere kam ndjenjen sikur kam djegsim se di.. Si dhe menstruacionet e bardha shume shpesh pothuajse gjith kohen i kam, dhe keto dit verejta nje ere jo te mir pasi pata marrdhenie...Dhe pas kesaj a mund te kene ndikim keto ne mbetjen shtatzene timen dhe kur e kam kohen e ovulacionit..E zgjata pak mirepo mu duk e nevojshme ti ceki te gjitha..Pres pergjigjen tuaj.

Arta Arta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Sipas analizave dhe ekzaminime që ke bërë për gjirin, duket se nuk paraqitet ndonjë problem i rëndësishëm. Uroj që gjithshka të shkoj sa më mirë, por të rekomandoj që asnjëherë të mos e largosh vëmëndjen nga ky problem.

Një ciklë menstrual quhet i rregullt kur zgjat 21 ditë ose deri 35-së ditë, me kushtin që ardhja e tyre të bëhet pas një numri të njëjtë (për rreth) ditësh. Në këtë kuptim ciklin menstrual e ke çrregullt, e kjo duhet të drejtoj tek mjeku obstetër-gjinekolog për të bërë një vizitë gjinekologjike dhe disa ekzaminime. Trajtimi do të rregulloj ritmin e ciklit menstrual, sepse një ritëm i çrregullt menstrual është faktor por mos mbetjen shtatzënë.

Era e rëndë e sekrecioneve vaginale, tregon se ka një problem i cili lidhet me infeksionet gjenitale. Analiza e tyre si dhe kultura, do të diagnostikojnë infeksionin dhe do ta orientojnë mjekun drejt preparatit që ka efikasitet më të lartë për shërim.

Gjithë të mirat.

/komuniteti