Rreth analizave
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Sabina
Nëse e shikon të arsyeshme, je e mirëpritur të më kontaktosh në SUOGJ “Koço Gliozheni”, në Tiranë, nga dita e hënë deri të premta, nga ora 8.00 deri në orën 12.00, me numër kontakti 0692033965.
Mirë është të vish për të bërë vizitën gjinekologjike dhe ekzaminimet e nevoshme, në ditën e dytë pas gjakrrjedhjes menstruale.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoresh mimoza me fal që po e teproj duket ju pytur rreth trajtimi me estro-progestativ dhe metformin,por un të ju s'kam bër vozita por por portali bebaime ju ka derguar analizat e mia dhe me keni rekomandohet për trajtimin e sindromës së ovarit polikistik,dhe me keni then të përdori estro-progestativ dhe ke cek edhe metformin.Un kisha pas dëshir ta bej një vozit të ju por un nga kosova jam kam frik që nuk do të mundem të kontrrollohem nuk di si shkoj punet tek spitalet në shqipri,duhet të bej termin apo.... Doktoresh edhe nese me pranoni të bej kontrroll kur me duhet të vij une mbasi që në analizat e mia kan dal që kam ovarin-polikistik, mbas i ti kryej ciklin me cikl apo Ju përshëndes dhe ju falenderoj nga zemra per punen që po beni per ne.