Hemorragjia pas lindjes
Greta 27
(13 vite më parë)
Përshëndetje Greta
Nuk është normale që gjakrrjedhja pas lindjes (që quhet gjakrrjedhja e lehonisë), të vazhdojë kaq gjatë dhe me fluks të shtuar. Të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar kaviten uterin. Në bazë të rezultateve, mjeku do të dijë ta zgjidh problemin jo vetëm me trajtim medikamentoz por edhe me kyretazh. Mos neglizho.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr: MImoza si jeni? Ju lutem me ktheni pergjigje . Kam 2 muaj qe kam lindur me operacion pas lindjes kam patur gjakderdhje normale dhe vazhdon ta kem dhe tani qe po te shkruaj por ajo qe me shqeteson eshte fakti 3 here kam patur ne sasi te medha koagula gjaku (theksoj qe kam humbur gjak gjate operacionit me kane bere transfuzion 4 flakon gjaku )e fundit dje . Dr im me ka dhene sideral forte, follina se fundmi tranex sot qe kontaktova me te kontraceptiv . Dr a eshte normale kjo gjakderdhje mbi 2 muAJ paslindjes dhe 3 here ne sasi te medha sa rri ne banjo deri sa te pushoj gjakderdhja. me besoni me eshte kthyer ne stres dhe nuk po kujdesem dot as per cunin tim. Ju lutem me ndihmoni me 1 pergjigje tuajen pasi nuk mund tju kontaktoj personalisht pasi jetoj ne Itali