Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aksident gjate shtatzenise

Pershendetje doktoresh, jam ne javen e 26.mbreme pata nje aksident me makine, u vrava pak ne koke por barku as mu cek fare, u trondita shume.gjendje te larte ankthi, pata frik per bebushen time, nuk pesova asnje demtim te pakten spata ndonje te dhene, as dhimbje barku as hemoragji....bebushja me leviz. a duhet te bej kontrolle urgjent?a duhet te shqetesohem?nese do kisha pesuar dicka a nuk do mi kishte dhene simptomat direkte? ju lutem nje pergjigje,a i ka bere shume keq frika bebushes time? faleminderit

Mami Marsi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Megjithëse nuk je dëmtuar direkt dhe nuk ka asnjë shenjë negative për ecurinë e shtatzënisë, të rekomandoj që të kontaktosh mjekun që ndjek shtatzëninë për të vlerësuar gjendjen e shëndetit fetal.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti