javë pas jave
Pershendetje Mire,
Infeksioni per te cilin pyet eshte mjaft i shpeshte. Keto baktere barten ne rruget urinare gjate marredhenieve seksulae ose pas pastrimit qe behet pasi qe te kryhet defekimi (jashteqitja).
Fillimisht ky infeksion nuk shfaq shenja. Mikrobet zbulohen ne urinokulture ose strisho. Pasi qe nuk jep shenja, kjo gjendje quhet bakteriuri asimptomatike. Eshte shume e rendesishme qe te behet mjekimi adekuat i bakteriurise asimptomatike, sepse kjo mund te perparoje ne infeksione dhe komplikime me serioze.
Shtatzenat te cilat kane bakteriuri asimptomatike duhet te mjekohen edhe nese nuk kane asnje ankese, sepse ne 30% te rasteve (nese nuk mjekohen) mund te perparoje ne pielonefrit akut (pielonefriti eshte infeksion serioz i veshkeve).
Zakonisht eshte i mjaftueshem nje terapi e shkurter me antibiotike. Nese ky nuk eshte rasti i pare (pra nese keni pasur infeksion te tille edhe me heret) atehere mund te jete e nevojshme qe te modifikohet mjekimi ose qe mjekimi te jete me i gjate.
Uroj te kesh nje shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!


Pershendetje.jam ne 26+nese ne stricho vaginale dhe cervikale gjendet enteroccocus a eshte rrezik per Bebin pasi qe edhe ne urin me ka dal e njejta.qfar te perdor dhe dhe cila menyr eshte me e mir per lindje qe Bebi mos me bart infeksionin qfar me rekomandon.Falemnderit