A eshte shqetesuese vlera 90 dhe a duhet te drejtohem te kardiologu?
Ela Ani Ari
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ela
Nëse vlerat e tensionit distolik (i larti), janë nën shifrat 140 mmHg dhe vlerat e tensionit sistolik janë nën 90 mmHg, tregon se personi nuk ka problem me tensionin arterial. Të rekomandoj të bësh matje të tensionit çdo ditë në mëngjes dhe darkë çdo ditë, dhjetë ditë rrjesht. Shënoi vlerat dhe rezultatet tregoja mjekut kardiolog. Ai mund të kërkoj edhe disa analiza të tjera dhe do të të japë rekomandim dhe trajtim, nëse e sheh të arsyeshme.
Gjithë të mirat.
Doktoresha Mimoza te falenderoj per kohen qe po ngan me ne.Une vendosa te rishkruaj prap pasi shume me keni ngrit moralin me pergjigjjen tuaj.Une kam pas hall me tensionin e lehtesisht larte gjakut pas lindjes, kisha vlerat 135/90.Kam lindur qe tre muaj mirepo gjate shtatzenise shtova 16 kg dhe me ishin rrit vlerat e kolesterolit tensionin e kisha te ulet deri pas lindjes.Tani e nderuar perserita analizat dhe vlerat e kolesterolit me kishin rene dukshem ,ishin lehtesisht te ngritura por tani tensioni me rri vazhdimisht 120/90 e rralle 120/80 .A eshte shqetesuese kjo vlera 90 dhe a duhet te drejtohem te kardiologu apo konsiderohet mire .Pasi pas pergjigjjes suaj me pare me keni ndihmuar shume ngelem me shpresen se perseri do te marr mendimin tuaj.