Sekrecione kafe ne shtatzani
Besa Arta
(13 vite më parë)
Përshëndetje Besa
Të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik, për të vlerësuar gjendjen e shtatzënisë dhe të placentës, për të përjashtuar mundësinë e një hematome retroplacentare. Gjithashtu një analizë e urinës komplet është mëse e domosdoshme për të përjashtuar praninë ndonjë infeksioni urinar të mundshëm. Deri sa të kesh kryer këto ekzaminime, vazhdo trajtimin që të ka rekomanduar mjekja. Mbështetur në rezultatet e analizës dhe ekzaminimive që të kam rekomanduar, mjekja do të japë rekomandimet e nevojshme.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje jam shtatzan ne jave 12+ mirpo nganjeher po kam sekrecione kafe shum pak me shum mbremjeve nganjeher kur urinoj kam sikur rere e imet me ngjyr kafe kam perdor progesteron vaginaleta isha tek mjekja ne vizit me nderpreu progesteronin gjithashtu me tha mos ndoshta ndonje infeksion me dha vagisan vaginaleta per 7 dite 1xne mbremje po i perdori por prap kam ngapak qfar mund te jet jam ne merak deri ne viziten tjeter ju pershendes gjitha te mirat per ju