Madhesia e folikulit
Erla Laa
(13 vite më parë)
Përshëndetje Erla
Ovulacioni ndodh kur përmasat e folikulit janë mesatarisht 21-23 mm, por kanë ndodhur shtatzëni edhe me folikul 17-të deri në 29-të mm.
Tashmë që tentativa për shtatzëni ka kaluar një vit, tregon se ka një problem në maturimin e folikulit. Prandaj duhet filluar trajtimi me stimulues të ovulacionit.
Gjithë të mirat.
Pershendetje,sa duhet te jet madhesia e folikulit qe te ndodh shperthimi(ovilimi)? Un isha ne kontroll ne diten e 11 folikuli ishte 16mm dhe mjekja me tha qe nesermen ne mbremje dhe te pasnesermen te besh mardhenje,se kur te ndodh ovulimi spermatozoidet te jen gati per ta fekonduar vezen,a esht taman (normale)kjo madhesi ne diten e 11 te jet 16mm? Po tentoj qe 1 vit shtatzani por ende azgje. Te faleminderit