Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nderprerje e kontrollave

Pershednetje Une jam dy vite e martuar ciklin mujor kam te rregullt, kam tri ciste ne vezore me e madhja eshte 33 mm, kam bere hsg me ka thene mire dr. tani me tha te pauzoj 6 muaj, kam perdor tamoxifen ineksjon pregnol me terapi 6 muaj perafersisht, por pa sukese, dr me thote se problem tek ti jan cistet endometrioze, tash kam nderpre terapit rreth dy muaj, por qka mendon se do te jene kontrollat ne vazhdim patjeter duhet larguar cistat me lakoroskopi apo ka ndonje zgjedhje tejter, jam e shqetesuar se burrit i kan thene mire ndersa une jam 29 vjeqe dhe me duket se sa me shum vite aq me veshtire eshte per te mbetur shtatezen. Si duhet veproj.

Alea Morina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta

Trajtimi i kisteve endometrioze mund të bëhet me medikamente ose trajtim kirurgjikal me laparoskopi. Nëse trajtimi me medikamente nuk ka dhënë rezultat edhe pas 6-të muaj pauz, dhe madhësia e kisteve endometriozike ka mbetur e njëjtë, rrugë zgjidhja është rruga kirurgjikale me laparoskopi. Pas kësaj ndërhyrje shanset për shtatzëni rriten.

Gjithë të mirat.

Alea Morina (13 vite më parë)
Faliminderit shume

/komuniteti