Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A kam shanse per shtatzeni?

Jam 39 vjeqare , kam kryer tri lindje pa asnje problem, tash dy vite tentoj te kem dhe nje shtatzani mirpo pa sukses.Ne Prill kam bere nje eko per te pare ovulimin dhe ka qene ne rregull. Pastaj nga muaji Gusht apo ShtatorkKam bere analiza, per 4 muaj te gjitha jane ne rregull perveq estradiolit i cili rritet , mjeku nuk me dha shpresa me tha qe te perdor cyclo progynova per ta rregullaur ciklin i cili ka filluar te qrregullohet ( pasi kam filluar ti perdor ato qe 5 muaj kam bere edhe testet tjera si fotografimi i gjokseve dhe analiza te melqise te cilat me kane dal mire) mjeku me tha ti perdor edhe 6 muaj qe te me ndihmojne kunder osteoroporozes etj , endometriumi eshte i holle dhe ovariet silente, dhe tha qe jam ne perimenopauze. Me nje fjale me tha ndodh qe mundesh me mbet shtatzane vet , edhe pse nuk kam tentuar te kem shtatzani me IVF me tha nuk mund te bejme asgje as me in vitro. Sipas jush a mund te kem shanse per shtatzani dhe se a parandalon apo ndihmon cyclo progynova shtatzanine. Presd pergjegjien tuaj

Dea Dea (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dea

Cyclo-progynova është estro-progestativ që parandalon një shtatzëni të padëshiruar. Në moshën që ke, është shumë heret të mendohet për perimenopauz. Ndërprerja e trajtimit me cyclo-progynova jep mundësi për shtatzëni, por duhet vlerësuar maturimi i folikulit në ditët e ovulacionit.

Gjithë të mirat.

milan.33@live.com (12 vite më parë)
pershendetje dokotoresh un kam 10muaj q ejam marutuar dhe me eshte qrregulluar cilki menstrual kam bo kontroll dhe mi ka qit mej perdor qeto cyclo-progynova un dua te mbetem shttatzen a kan ndonje ndikim negativ kta hapa ne mbetejen shtatzen ju lutem shum pergjigjuni

/komuniteti