Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa ndikojne permasat e endometrit ne mosngeljen shtatzene?

Pershendetje.jam ne diten e 4 te ciklit dhe me ekoendovaginale,endometri me doli ne permasat 3.5 mm.a Jane permasa shume te ulta per te provuar per shtatzani?faleminderit per ndihmen qe na jepni me ane te ketij portali.

Anita Hoxha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anita

Në ditën e katër të gjakrrjedhjes menstruale, përmasat e trashësisë së endometrit janë në shifra 3-4 mm. trashësia vjen duke u shtuar dhe në ditët e ovulacionit bëhet treshtresore 8-9 mm. Në fund të ciklit trashësia shkon deri në 12-të mm. Kjo trashësi është e përshtatshme për implantimin e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti