Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lodhje ne mengjes

Pershendetje e nderuara doktoresh, jam ne javen e 17 te shtatzanis, mirpo ne mengjes po lodhem shum, zakonisht kur shkoj npun jam shum e lodhun, tani gjate dites me kalon dhe jam shum me aktive, rregullisht pastaj eci pa problem pa u lodhur fare. Po ashtu edhe e kam nje shqetsim tjeter kontrollen e fundit me ultraze e pata me 27 dhjetor mir ishte bebi mirpo une ende nuk e kan ndi as edhe nje levizje te bebit.. jam e shqetsuar...

Florentina Sinanaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Florentina

Lodhja në këtë moshë të shtatzënisë është tipike. Në përgjithësi ajo ka të bëjë me peshën e shtuar për shkak të shtatzënisë ose nga kërkimi i një pozicioni të përshtatshëm për gjumë gjatë natës ose nga ngritjet e shpeshta për të shkuar në banjë ose dhe nga factor të tjrë. Por në raste të veçanta mundet të jetë nga ndikimi që jep mungesa e hekurit, pra prania e anemisë. Për këtë kontakto mjekun për të bërë analizë të gjakut komplet.

Lëvizjet e bebit tek gratë me shtatzëni të parë ndihet zakonisht pas javës së 22-të të shtatzënisë, ndërsa tek gratë me shtatzëninë e dytë e më shumë ndihen pas javës së 18-të.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti