Orgazma per te ngel shtatzene
Ada Balade
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ada
Jo të gjitha femrat e përjetojnë orgazmën gjatë marrëdhënieve seksuale. Por kjo nuk është shkak që shtatzënia të mos filloj. Prandaj mos ki frikë. Shtatzënia do të filloj nëse shëndeti yt riprodhues dhe i bashkëshortit është normal. Të këshilloj që më parë të bësh një këshillim parakoncepsional. Kjo do të thotë që mjeku gjinekolog të bëjë një vizitë gjnekologjike dhe disa ekzaminime të tjera specifike, nëpërmjet të cilave do të vlerësojë gjëndjen e shëndetit riprodhues të çiftit. Nëse të gjitha parametrat rezultojnë brënda normave, atëherë shtatzënia do të ndodhë dhe do të ketë një ecuri të mbarë deri në fund të saj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje MD mimoza...dua te di rreth orgazmes se shum veta po mthojn qe duhet ta perjetosh ate per te ngelur shtatzene por un nuk e di as cfar esht nuk e kam perjetu asnjeher cfar duhet te bej ta perjetoj edhe un a ka ndonje kurim. Jam shum e shqetesuar ju lutem me ndimoni..faleminderit shum nga ju