Injeksionet gjate shtatzenise
Dita Aliu
(13 vite më parë)
Përshëndetje Dita
Analizat dhe ekzaminimet që të ka rekomanduar mjeku, bëji pa tjetër. Nuk ka protokoll që në këtë periudhë të shtatzënisë të bëhet injeksion për pjekurinë e mushkrive të bebit. Ky injeksion bëhet vetëm në rast të rrezikut për lindje përakohe dhe me rekomandimin e mjeku kur ai dyshon.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Mirdita jam shtatzen ne javen 27, dje isha ne kontroll mjeku me tha se cdo gje eshte mire dhe me tha te bej analize te gjakut, urines, trombozes dmthkuagulimit te gjakut,dhe fek te mjeku pediater kadrivaskular qe eshte per zemren e bebit, mirepo kam degjuar nga disa njerez qe thon se ne keto jave duhet te mar injeksion per mushkerit e bebit mirepo mjeku nuk me tha asgj erreth ketij injeksioni apo vaksine ? desha te dij cafr injeksioni apo vaksine eshte dhe a duhet te mar ose kur duhet ta mare ate?