Infeksioni
Lona S
(13 vite më parë)
Përshëndetje Lonass
Të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Duke u bazuar në rezultatet, mjeku do të vlerësoj situatën dhe do rekomandoj trajtimin e nevojshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar Une kam pasur ne fillim te shtatzanise infeksion te kepurdhave dhe kam perdor pevaryl krem qe me rekomandoj Gjinekologu. Heren e dyte mu shfaq prap dhe mjeku me rekomandoj Cenasten tablete per vagitoriale dhe me kaloj per disa jave. Heren e trete po ashtu mu shfaq mbas sdi sa javeve dhe mjeku me rekomandoj po ashtu prap Cenasten tablete 500 mg vetem njehere dhe krem Cenasten por prap me eshte kthyer infeksioni. Me 30 dhjetor kam qene ne kontrolle dhe me tha qe ke infeksion po jo shume fare pak dhe ske pse te brengosesh terapi smund te jap sepse eshte shume shpejte prej heres se fundit qe e ke mar. Tani kam rrjedhje te sekreteve tamam si copa djathi te vogla ose si forme kosi por gjithashtu naten kur flej me shkon edhe si uje nga vagina me lagen breget. Gjithashtu dje mbasdite kisha shume rrjedhje edhe mu kishin lag breget si me sekret ujor edhe me sekret te trashe kepurdhor. Nuk di cfare te bej? Mamija me thote vetem nese behesh shume keq me thirr por une shume, shume keq nuk jam kruarje kam shume me pak dhe djegje skam fare. Jam ne javen e 17+3 dhe kontrollen e fundit qe e kam me ultraze eshte me daten 29 janar. Dhe kontrollen tjeter qe do me bejne analizat e urines,gjakut,diabetit,tensionit dhe disa teste tjera e kam ne javen e 25 qe i bie diku ne Mars. Cfare me rekomandoni pasi qe ketu ne Suedi nuk na japin gjithmone tableta kunder infeksionit sepse thone qe kane efekte ansore ne qofte se perdorim vazhdmiisht. A mund te lyhem me kremin Cenasten qe e kam perdorur me pare ? Te pershendes dhe te falenderoj per kohen qe gjen per tu pergjigjur ne pytje tona..!