Efektet e post pilules 72 orareshe
Ailis Hoxha
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ailis
Ankesat që referon nuk janë efekt i pilules që ke përdorur. Të rekomandoj që për të vlerësuar situatën të bësh një ekografi. Mjeku gjinekolog do të japë rekomandimet e duhura.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe ... Jam pak e alarmuar . Quhem Ailis jam rreth te 25 ...Me date 31 dhjetor kam pasur ciklin ,rreth dates 7 janar kam mare pilulen 72 oraresh vetem pak ore mbas seksit te pakontrolluar . Me date 14 qe duhet te jete dita e ovulimit me erdhen si tip menstruacionesh(me shume si gjakderdhje ) te shoqeruara me dhimbje ne fund te barkut dhe me temperatur te lehte . Kjo gjendje aktualishte vazhdon edhe sot me 15 . A eshte ky efekt normal i pilules si pasoj e crregullimit hormonal apo ka mundesi te kem bere abort? Nqs eshte kjo e dyta ath duhet te bej ndonje pastrim mitre ? Faleminderit!