javë pas jave
Përshëndetje Lonass
Fluksimetria Doppler është një ekzaminim i cili realizohet me aparatin ekografik nga mjeku specialist gjinekolog ekografist. Ultrasonografia me anë të fluksimetrisë Doppler vlerëson fluksin e gjakut utero-placentar, dhe atij amtar drejt hapësirave interviloze.
Në kushte shtëpijake mund të përdoret sonograf, i cili shërben për të dëgjuar rrahjet e zëmrës fetale. Ky përdoret një herë në ditë për 10 minuta. Në shtatzënitë normale rekomandohet që të bëhen tre ekzaminime ekografike. Kjo praktikë vlen për ato shtatzëna që kanë ecuri normale të shtatzënisë. Nëse te shtatzëna paraqiten me probleme në ecurinë e saj, mjeku që ndjek shtatzëninë sugjeron të kryhen edhe ekzaminime të tjera ekografike nëse është e nevojshme.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe ! Shpresoj qe jeni mire ? Kam nje pyetje per ju? A mund te perdor doppler ne shtepi per tia degjuar rrahjet e zemres bebes dhe sa eshte e preferueshme te perdoret. Ketu shkruan se nje here ne dite jo me shume se 10 minuta. Por problemi qendron se une gjate gjithe shtatzanise ketu tek ne i bejne vetem dy eko. Cfare me keshilloni ?