Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku gjate tentimit per shtatzeni

jam e martuar dhe per nje shtatzani te mire un dhe burri kemi vendos qe ti bej analizat, kam bere analizen e strishes dhe papa test ku edhe kan dal mir, edhe vezoret dhe mitra kan qene ne gjendje te rregullt, ka 10 dite qe un provoj te ngelem shtatzene, por qe nga dita ku kam provuar kan fillu dhimbje te mdha ne bark her pas here me shtrengime, a ka ndonje problem per mosmbetje shtatzene, ju faleminderit shume

Julka J (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Julka

Duke e përjashtuar dhimbjen gjatë kontaktit seksual për shkak të një dëmtimi mekanik apo mos lubrifikimit normal të vaginës, mund të dyshohet për prani të ndonjë infeskioni vaginal apo infeksioni kronik të indit të shkrifët për rreth mitrës (parametrit). Kur organi gjenital mashkullor penetron deri në fund të vaginës, ai lëndon indin e shkrifët lidhor që ndodhet në pjesën e poshtme të mitrës, që është parametriti i poshtëm posterior (mbështetja e poshtme e mitrës).

Të këshilloj të mos neglizhosh vizitën gjinekologjike tek mjeku, për të përcaktuar saktësisht shkakun e asaj që ndodh, kur kryeni marrëdhënie seksuale me penetrim deri në fund. Më e rëndë do të ishte prania e ndonjë infeksioni i cili mund të shkaktojë pasoja të pa riparueshme për shëndetin ripodhues nëse nuk trajtohet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti