Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nuk me vjen cikli mujor edhe pas lindjes!

Përshëndetje doktoresh e nderuar, Kam nje pytje kam lind para 11 muajve me ka vdek djali ne muajin e 9-t te shtatzanis ne bark, pastaj nuk me vjen cikli mujor ne rregull pas 5 muajve me erdh cikli mujor por tani prap 4 muaj me vones me erdh prap ndersa tani nuk me kan ardh akoma, isha te mjeku ne Gjilan me tha disa tableta mi pi 2*1 ne dite 5 dite rresht Primalut Nor e ka emrin tableta aban me i perdor mos po tutna pom demtojne sepse edhe nuk po mund te mbetem shtatzan.

Lirije Mustafa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lirije

Çrregullimi menstrual që referon, mund të ketë si shkak një çrregullim të nivelit hormonal. Mjeku që të ka rekomanduar primolut nor, mendon se çrregullimi ka si shkak çrregullimin e progesteronit. Përdorimi i tyre do të rregullojë nivelin e këtij hormoni dhe gjakrrjedhja menstruale do të vijë rregullisht. Preparati nuk ka efekte anësore në fertilitet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti