Marredhenie te pambrojtura
N P
(13 vite më parë)
Përshëndetje
Tentativa për shtatzëni, konsiderohet kryerja e marrëdhënieve seksuale të pa mbrojtura në ditët e ovulacionit. Ditët e ovulacionit për një grua me cikël menstrual mesatar prej 28-të ditësh, janë rreth ditës së 14-16. Dy tre ditë përpara këtyre ditëve mos kryej marrëdhënie seksuale dhe në ditët e ovulacionit marrëdhënia do të jetë më e plotë sepse spermatozoidët janë më të shumtë dhe më të fortë/aktiv. Tentativat për shtatzëni duhet të zgjatin edhe deri në një vit. Pas kësaj periudhe, kontakti me mjekun obstetër-gjinekolog bëhet i domosdoshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoreshe, une aktualisht po mundohem te ngelem shtatezane, dhe po bej rreth 3 muaj, por deri tani asgje :(, doja te pyesja a duhet te behem merak? kur flasim per marredhenie te pa mbrojtura per nje peridhe kohe cfare nenkuptojme? pasi une nuk kam perdorur asnjehere pilula per te mos ngelur shtatezane. perpjekjet kane filluar vetem keto 3 muajt e fundit. cfare me rekomandoni? faleminderit