Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione kafe ne shtatzani

Pershendetje,une jam ne javen e 11 te shtatzanise, diten e hene hyj ne javene 12, por dje kam pasur pak gjakderdhje, ndersa sot i kam sekrecionet ne ngjyre kafe. a eshte normale kjo gje dhe a perben ne rrezik per bebin ne kete faze te shtatzanise qe une jam? Faleminderit, dhe nje pune te mbare.

Anonimia Anonim (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Këtë situatë e kalojnë shumica e shtatzënive e sidomos në shtatzënitë e para. E rëndësishme është që sasia e gjakrrjedhjes nuk është e madhe dhe nuk është e shoqëruar me dhimbje në fund të barkut. Të rekomandoj që të qëndrosh sa më shumë shtrirë dhe duhet të shmangësh sforcimet dhe lodhjen e tepruar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti