Organometril
Liza Liza
(12 vite më parë)
Përshëndetje Lina
Orgametril është preparat me progesterone dhe rekomandohet tek gratë që kanë çrregullime të ciklit menstrual për shkak të shkak pamjaftueshmërinë së progesteronit. Me marrjen këtij preparati duhet të përmirësohet rregullshmëria ciklit. Nëse nuk ndodh kështu, të rekomandoj të bësh analizat e të gjithë profilit hormonal duke përfshirë edhe hormonet e gjendrës së tiroides.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, kam vonese te ciklit,per here te fundit i kam pasur me 17.Nentor.2013,pra sot 2 muaj,kisha nje konsulte te gjinekologia,i tregova qe kam perdorur 3 muaj rresht cyclo-progynova,mirepo pasi i kam nderpre serish nuk e kam ciklin e rregullt,me udhezoi qe te perdor Organometril,sepse pas nje kontrolle me ultraze me tha qe eke te rritur vezorin e djathte,desha vetem te di se a ka ndonje erfekt anesor organometrili,si dhe a preferohet te perdoret ne rastin tim.Te cek qe ky crregullim i ciklit po me ndikon shume edhe ne gjendje emocionale,tere kohen po jam nervoze,si dhe shtim te teper te apetitit. Shpresoj qe gjeni kohe te me pergjegjeni ,ju falenderoj paraprakisht! Çdo te mire!