Rreth ovulacionit
Anisa Anisa
(12 vite më parë)
Përshëndetje Anisa
Ajo që përshkruan nuk më duket normale. Të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik pas gjakrrjedhjes menstruale për të vlerësuar edhe njëherë situatën. Nëse do të ekzistoj e njëjta pamje si në ekografinë e bërë në ditën e 26-të të ciklit, tregon që masa e konstatuar nuk është folikul por një kist i vogël që vazhdon të jetë dhe qëndron vazhdimisht në vezore i cili duhet trajtuar. Nëse nuk është e njëjta pamje, ditët e ovulacionit duhet t’i llogaritësh me përafërsi dhe ato mund të jenë rreth ditës së 15-16-të të ciklit menstrual meqënëse cikli yt është prej rreth 32 ditësh. Por është më mirë që maturimin e folikulit ta vlerësosh me ekzaminim ekografik në këto ditë.
Gjithë të mirat.
Dr. E nderuar te pershendes perzemersisht ne pergjigjjet qe mi jepni. Deshiroj te ju pyes se cikli im po zgjat 32 dit para keti muaji ovulacionin e pata ne diten e 26 te ciklit tek gjinekologu me sod vaginale pata ne ket dit ovulacion me konfirmoj mjeku,a esht normale kjo te ndodh ne ket dit te ciklit. A mundet me ndodh qe kam probleme me pjekjen e qelizave vez.?Dje perseri filloj cikli im me 16.01.2014 kur mund te jet ovulacioni im ne ket muaj se tek kalkuratori nuk po me tregon .ju falenderoj shum.