Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi negativ, te permuajshmet vonese

Pershendetje doktoreshe, Kam patur abort spontan para 3 muajve.Kete muaj cikli menstrual ka dy jave qe me eshte vonuar, menstruacionet e fundit i kam patur me date: 1 dhjetor 2013. Kam bere dy teste . i pari invalid dhe i dyti negativ. sot gjate nates kam patur dy tre pika gjak. A ka mundesi te kem mbetur shtatzene apo crregullim menstrual si shkak i abortit te kaluar? Theksoj se crregullime te tilla menstruale nuk kam patur kurre?

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Tina,

Te rekomandoj te besh nje beta hcg, e cila konfirmon me me saktesi pranine e shtatzenise. Nese edhe kjo analize rezulton negative, atehere vizito mjekun gjinekolog per te gjetur shkakun e voneses se ciklit.

Gjithe te mirat.

/komuniteti